Tifozët shqetësohen, Icardi shfaqet me maskë oksigjeni

Sulmuesi i Paris Saint Germain, Mauro Icardi, ka shqetësuar tifozët.

Sulmuesi argjentinas ka postuar një fotografi në rrjetin social, Instagram, ku shfaqet me një maskë oksigjeni. Siç duket, Mauro Icardi është duke iu nënshtruar një oksigjeno-terapi.

Vlen të theksojmë që Icardi kishte kaluar COVID-19 gjatë verës, bashkë me Angel Di Marian dhe bashkëlojtarë të skuadrës. PSG nuk është deklaruar ende zyrtarisht sa i përket gjendjes së lojtarit, edhe Icardi nuk ka dhënë detaje shtesë.