ZYRTARE: Jorge Sampaoli është trajner i ri i Marseilles

Ish-trajneri i Argjentinës, Jorge Sampaoli, është emëruar në postin e trajnerit tek Marseille.

Lajmi është konfirmuar nga klubi francez ndërsa Sampaoli ka nënshkruar kontratë e cila do ta mbajë atë në Marseille deri në vitin 2023.

Bashkë me Sampaolin, Marseille ka emëruar edhe Kryetarin e ri të Bordit, Pablo Longoria në një deklaratë të cilësuar si ndryshim historik në klub.

Së fundmi, Sampaoli ishte trajner i skuadrës braziliane, Atletico Mineiro dhe në sezonin 2019-20 ishte pjesë e Santos.