Plagosja në Athinë/ Shqiptari u qëllua nga një makinë, autorët rrëmbyen me armë një taksi

Është zbardhur dinamika e ngjarjes së rëndë të ndodhur në mbrëmje në sheshin ‘Attiki’ në Athinë, ku mbeti i plagosur një shqiptar.

Sipas dinamikës së ngjarjes, plagosja ndodhi rreth orës 20:00 në sheshin Attiki.

Shqiptari i plagosur, identiteti i të cilit ende nuk dihet ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Athinë.

Ai ka një plagë me armë zjarri.

Shqiptari, po sipas medieve greke u qëllua nga një makinë.

Menjëherë pas ngjarjes, dy emigrantë hipën në një taksi dhe nën kërcënimin e një arme e detyruan shoferin t’i çonte në stacionin e Larissas, ku ata u larguan, duke lënë një armë brenda automjetit.

Policia po përpiqet të marrë një deklaratë nga shoferi i taksisë, i cili për momentin nuk është në gjendje të shpjegojë saktësisht se çfarë ka ndodhur si pasojë e kërcënimit.