Ups! Ermal Fejzullahu sapo ‘thumboi’ politikanët

Këngëtari i mirënjohur shqiptar, Ermal Fejzullahu, njihet si një person që flet pa dorashka dhe është mjaft i hapur me ndjekësit e tij në rrjete sociale.

Së fundmi, ai zhvilloi një bisedë virtuale me fansat e tij, ku u dha atyre mundësinë që ti bëjnë pyetje në InstaStory, disa prej të cilave ka zgjedhur që t’u përgjigjet publikisht.

Ndër të tjera, një ndër ndjekësit e tij e pyet këngëtarin: “Pse nuk ngrihet tash në protesta sepse mjaft kanë qëndruar mbyllur, ndërsa për zgjedhje virusi u zhduk”?

 

Përgjigja e Ermalit ishte epike, pasi u përgjigj në mënyrë të prerë duke thumbuar politikanët, të cilët në fushatë elektorale mblodhën aq shumë njerëz.

“Kur po ish në pyetje pushteti, po u harroje shëndeti”, i është përgjigjur këngëtari.

Në këtë bisedë virtuale nuk ka munguar humori nga ana e këngëtarit.

“A ke mendu naj herë për me mbajt dietë apo bazohesh në thanjen “shnosh me kan” (qesh)… kur po na e bjen naj hit?”, i ka shkruar një tjetër ndjekës.

“S’ish kon keq po n’revy të modës nuk kom me marr pjesë… Shqyqyr që muzika ndëgjohet dhe nuk shikohet”, i është përgjigjur Fejzullahu me humor.

Ermali, ashtu si dhe shumë kolegë të tij, ka rreth një vit që nuk mban koncerte apo dasma për shkak të masave kufizuese për parandalimin e koronavirusit. Megjithatë, kënëgëtari ka sjellë prurje të reja muzikore për fansat e tij.