Goditje e bujshme në merkato/ Liverpooli pranë firmës me talentin gjerman

Drejtuesit e Liverpoolit gjatë merkatos së verës do të tentojnë të bëjnë një blerje të bujshme.

Bëhet fjalë për talentin gjerman, Florian Neuhaus i cili luan për Borussia Monchengladbach por shihet si një futbollist me të ardhme premtuese.

Neuhaus ndiqet edhe nga Bayern, por sipas “Bild”, Liverpool është shumë pranë marrëveshjes me Gladbach.

Kartoni i mesfushorit të talentuar vlerësohet rreth 40 milionë euro.