Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, një person i vdekur

Një aksident i rëndë ka ndodhur në mbrëmje në Rrugën e Kombit.

Deri më tani mësohet se aksidenti ka ndodhur në afërsi të qytetit të Rrëshenit.

Nga raportimet e para bëhet e ditur se një person ka humbur jetën

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit ndërsa policia dhe ambulanca janë nisur në vendin e ngjarjes.