Ju kujtohet ‘Gjino’ i ’14 vjeç dhëndër’? Nuk e merrni me mend sa ka ndryshuar (Foto)

Komedia “14 vjeç dhëndër” është padyshim një ndër filmat shqiptar që na ka gozhduar para ekranit që të gjithëve, pa dallim moshe, batutat e të cilit i mbajmë mend dhe sot.

Autori i kësaj komedie, Çajupi, trajton temën e katundit shqiptar, duke ballafaquar ankthin e ekzistencës të ndeshur ashpër me afshin e jetës. Komedia, e cila u kthye në film, pati gjithë suksesin e merituar.

Mund të themi se aktori që spikali në film, është Admir Sorra, ai që luajti rolin e Gjinos. Ai sot është një burrë i pashëm, por buzëqeshjen naive të Gjinos e ka ruajtur ende.

Kujtojmë se Admir Sorra lindi në Vlorë më 15 janar të vitit 1975. Në vitin 1988 në një konkurs që është bërë në Tiranë, ku filmi “Përrallë nga e kaluara”, mori çmimin “Naim Frashëri”, ku regjisori e drejtoi të tërhiqte çmimin e filmit, dhe ky ishte padyshim një nder për të. Në Festivalin VIII të Filmit ka marrë medaljonin si “Aktori i vogël më i mirë i filmave shqiptarë”.