Basha: Rama gënjeu, premtoi se do hiqte mësuesit nga kthetrat e politikës

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vijon të bëjë publike dështimet e kryeministrit Edi Rama gjatë tetë viteve qeverisje.

Përmes një instastory, Basha thotë se Rama premtoi se do të hiqte mësuesit nga kthetrat e politikës, por nuk e ka mbajtur këtë premtim.

Sipas Bashës këtë gjë e vërtetoi “Bild” me përgjimet e publikuara, ku faktohet dhuna politike mbi mësuesit.