EMRI/ U plagos nga shpërthimi i bombulës, ndërron jetë në Turqi 20-vjeçarja shqiptare

Pas shpërthimit të bombulës, që ndodhi muajin e kaluar në Ferizaj, njëra nga të lënduarat ka ndërruar jetë.

Sipas raportimeve, 20 vjeçarja Fatime Haxhidema më 7 janar ishte nisur për t’u trajtuar në Turqi, por që nga plagët e marra nuk arriti t’ia dalë.

Ndërkohë, si pasojë e këtij shpërthimi kanë mbetur të lënduar 44 persona, që ishin brenda lokalit, mes të cilëve klientë e punonjës.

Në bazë të hetimeve preliminare të zhvilluara nga organet e ndjekjes dhe hetuesisë del se shkaktar i këtij shpërthimi ishte bombola 25 litërshe e krisur./ BW/