Përplasen automjetet në Tiranë-Durrës, plagosen dy persona
Një aksident është shënuar pasditen e sotme në orën 16:45, në rrugën dytësore Durrës-Tiranë.
Policia njofton se si pasojë e përplasjes së dy makinave kanë mbetur të plagosur drejtuesit e dy mjeteve, të cilët janë transportua në spital, për mjekim, por nuk dihet ende gjendja e tyre.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 26.02.2021, rreth orës 16:45, në autostradën Durrës-Tiranë, në rrugë dytësore, është përplasur mjeti me drejtues A. T, me mjetin me drejtues R. K., 50 vjeç. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar të dy drejtuesit e mjeteve të cilit ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.