Covid-19/ Rriten rastet e reja, konfirmohen 29 viktima në Greqi

Gjatë 24 orëve të fundit, autoritete shëndetësore në Greqi kanë njoftuar 1,790 raste të reja me koronavirus.

Me shifrat e sotme, numri i përgjithshëm i rasteve ka shkuar në 18 820, nga të cilat 51.8% janë burra.

Gjithashtu 29 qytetarë e kanë humbur betejën me sëmundjen, ndërsa që nga fillimi i epidemisë janë regjistruar gjithsej 6,439 vdekje. 95.7% kishin sëmundje shoqëruese.