Shefi i Federatës Gjermane i shkruan Ozil: ‘Një kampion si ai nuk duhet të largohet në atë mënyrë’

Mesut Ozil është tërhequr nga Kombëtarja Gjermane e Futbollit pas largimit turpërues nga Kupa e Botës në Rusi 2018.

Shefi I federatës Gjermane Keller ka trazuar ujërat kohët e funti me deklaratat për ish mesfushorin, Ozil.

"Mesut Olzil është kampion bote dhe një atlet meritor që i ka dhënë futbollit shumë - një karrierë e ekipit kombëtar nuk duhet të mbarojë kështu", thotë Keller: "Si pjesë e ndeshjes ndërkombëtare kundër Turqisë (3: 3 në Tetor 2020; d . Kuq.) E pashë të përshtatshme ta kontaktoja dhe ta bëja të ditur se e di që nuk ishte një kohë e lehtë për të rreth Kupës së Botës në Rusi. Gabimet u bënë atje - nga të gjitha anët, jam i bindur për këtë ".

Keller i ka kërkuar edhe një takim nëse do të jetë e mundur për shkak të situatë së krijuar nga  pandemia.

Ozil është përballur me kritika të shumta pas postimit të fotove më presidentin turk Erdogan gjë që solli tendosje të marrëdhënieve me shefin e DFB Reinhard Grindel dhe nga menaxheri Oliver Bierhoff.