EMRI/ Po digjte mbeturinat, asfiksohet nga tymi dhe bie mbi zjarrin e ndezur, vdes 69-vjeçari

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në lagjen "Uznovë" në qytetin e Beratit. Një 69-vjeçar ka gjetur vdekjen në arën e tij, ku kishte shkuar për të djegur mbeturinat.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonën e Bllokut të Fiqve. Mësohet se 69-vjeçari Asqeri Lybeshari ka qënë duke djegur mbeturinat në tokën e tij dhe është asfiksuar nga tymi e më pas ka rënë mbi zjarrin e ndezur,duke gjetur vdekjen.

I moshuari është parë nga banorët e zonës në momentin e rrëzimit mbi mbeturinat e djegura,të cilët kanë njoftuar ambulancën dhe policinë. I moshuari është dërguar në Spitalin Rajonal të Beratit,por ka mbërritur pa shenja jete për shkak të djegieve të shumta dhe asfiksimit nga tymi.

Ai është dërguar në Morgun e Spitalit Rajonal Berat,ku autopsia ka konfirmuar se vdekja ka ardhur si pasojë e asfiksimit nga tymi. Burimet zyrtare të policisë bëjnë me dije se,i moshuari pas asfiksimit ka humbur kontrollin dhe ka rënë mbi pirgun e mbeturinat që po digjte,duke gjetur edhe vdekjen. Sipas policisë,ngjarja është aksidentale.