VIDEO/ Dhurata e veçantë e ish-deputetit Bardh Spahia për Vllazninë, banderola gjigante vesh ‘Loro Boriçin’

Një banderolë gjigante ka veshur njërën anë të stadiumit “Loro Boriçi në Shkodër”.

Pamja duket spektakolare. “Një skuadër, një ëndërr”, si dhe logo e skuadrës së Vllaznisë zënë pjesën më të madhe të kësaj banderole gjigante.

Ajo është një ide e ish-deputetit të Shkodrës, Bardh Spahia, i cili ia ka bërë dhuratë skuadrës së zemrës, duke iu uruar fitoren e kampionatit tifozëve të Vllaznisë.

“Siç i ka hije! Me urimin ma të mirë për fitore dhe një vit për t’u shënu në histori. Një dhuratë për skuadrën e qytetin tonë të zemrës!”- shkruan Bardh Spahia në postimin e videos që tregon momentet kur stadiumi “Loro Boriçi” vishet me banderolën gjigante.

Banderola, me përmasa 110m x 25m, ka tërhequr tifozët për të bërë foto në stadium.