Ejlyl dhe Ali ndahen mes lotësh, sot në 'Lule të vetmuara'

Songyl njofton policinë për rrëmbimin e Kaderit.

Mafiozët e çojnë në pyll Kaderin për ta vrarë. Ali fshehtas shpëton jetën e Kaderit.

Kader arrin të bashkohet me vajzat. Meral dhe Kader pajtohen.

Neriman u jep vajzave një lajm që do t’i gëzojë pa masë. Ajo u jep vajzave shtëpinë e saj.

Toprak i thotë Aliut të qëndrojë larg shtëpisë së tij dhe të ndahet nga Ejlyli. Ali ndahet mes lotësh nga Ejlyli.

Ejlyl e përjeton shumë keq ndarjen.

Vajzat shkojnë të shohin shtëpinë e Nerimanit por nuk i pëlqejnë aspak kushtet.

Megjithatë vendosin të qëndrojnë edhe pa energji elektrike.

Ali i dehur i shpreh dashurinë Ejlylit dhe i thotë se do t’i shpjegojë gjithçka kur të vijë kohë./revistawho.com