'Rimbursim 5% të vlerës së shpenzimeve': Kryemadhi shpjegon programin e LSI

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka shpjeguar me qartësi sot se do të ndikojë në ekonominë e familjeve shqiptare, programi i LSI-së për rimbursimin 5% të vlerës së shpenzimeve.

“Edhe ata që sot e kanë një punë, pothuajse të gjithë pagën e tyre e çojnë për ushqime, veshje dhe shërbime, - shkroi Kryemadhi në Fb. -  Të ardhurat janë të pamjaftueshme për të përballuar koston e lartë të jetesës.

Ne e dimë se qytetarët kanë nevojë për ndihmë të shpejtë, ndaj me programin e LSI-së për rimbursimin 5% të vlerës së shpenzimeve, teksa formalizojmë së bashku ekonominë, do të sjellim më shumë të ardhura në xhepat e shqiptarëve. Sa më i lartë shpenzimi, aq më e lartë vlera e kthimit."