E vranë për 70 euro të kokainës, bandat e drogës përplasin për vdekje nënën e re

Të paktën pesë persona janë dënuar me 78 vite burg, pasi vranë mizorisht një nënë 36-vjeçare në Britani, për një borxh prej 70 eurosh. Alison McBlain mbeti e vdekur pasi një makinë tip “Fiat Punto” e përplasi qëllimisht.

Joshua Titterington, Karis Poynton, Dean Qayum e Kaylib Connolly u shpallën fajtorë për vrasjen e nënës së re, ndërsa një i pestë, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, u shpall fajtor për vrasje nga pakujdesia.

Mediat e huaja raportojnë se e reja kishte marrë kokainë dhe nuk i kishte dhënë pagesën burrave, e ata për këtë fakt nisën të thurnin planin e hakmarrjes.