U mbyt në afërsi të portit një natë më parë, akoma vijojnë kërkimet pë trupin

Një i ri është mbytyr mbrëmjen e djeshme në portin e Durrësit, rreth orës 22;00. Burime nga porti bëjnë me dije se dyshimet janë që personi i mbytur të jetë një marinar, ndërsa, shkruan fax web vijojnë kërkimet për nxjerrjen e trupit të tij.

Për nxjerrjen e tij nga deti po punojnë si forcat e Policisë ashtu edhe ato të portit.

Nuk dihet ende identiteti i të riut të mbytur, ndërsa policia nuk ka dhënë ende informacionin paraprak për ngjarjen.