Greqi/ Ulen infektimet, rriten viktimat nga Covid-19

Në 24 orët e fundit në Greqi janë shënuar 1784 raste të reja me koronavirus dhe 39 viktima duke e rritur në 6410 persona numrin total të fataliteteve që nga fillimi i pandemisë.

Ndërkohë 367 pacientë ndodhen për trajtim në spital, +10 krahasuar me 24 orët e kaluara.  Mosha e tyre mesatare është 69 vjeç. 86.1% kanë një sëmundje tjetër ose janë 70 vjeç e lart.

Krahasuar me ditën e djeshme, sot në Greqi është ulur numri i infektimeve, por është rritur i viktimave.