Tabaku: Në 8 vjet Rama rrënoi ekonominë dhe ka shumëfishuar pasurinë! Në 25 prill Shqipëria Fiton

Ish deputetja e PD-së Jorida Tabaku ka vijuar takimet në terren me banorët, nga ku ka akuzuar Ramën se në 8 vjet ai ka punuar vetëm për vete dhe për një grusht njerëzish që janë pasuruar në kurriz të njerëzve të ndershëm.

‘Në 8 vjet Edi Rama ka gënjyer shqiptarët me projekte imagjinare 3D, ka shumëfishuar pasurinë e tij, kurse Shqipëria dhe shqiptarët kanë jetuar 8 vjet në krizë. Rama ka rrënuar ekonominë, ka rritur papunësinë dhe i ka degdisur shqiptarët jashtë vendit. Nuk mund të vazhdojmë më kështu’, shkruan Tabaku në Facebook.

Postimi i plotë i Jorida Tabakut:

Qytetarët shqiptarë do ta largojnë Edi Ramën me votë më 25 prill, sepse në 8 vjet ai ka punuar vetëm për vete dhe për një grusht njerëzish që janë pasuruar në kurriz të njerëzve të ndershëm.

Në 8 vjet Edi Rama ka gënjyer shqiptarët me projekte imagjinare 3D, ka shumëfishuar pasurinë e tij, kurse Shqipëria dhe shqiptarët kanë jetuar 8 vjet në krizë.

Rama ka rrënuar ekonominë, ka rritur papunësinë dhe i ka degdisur shqiptarët jashtë vendit. Nuk mund të vazhdojmë më kështu.

Shqiptarët nuk mund të durojnë më mbi kokë një njeri që punon vetëm për veten dhe klientët e tij.

Ne kemi angazhime konkrete për të rritur punësimin. Në qendër të angazhimeve tona është qytetari i ndershëm, është familja.

Në 25 prill Rama humbet, Shqipëria Fiton! #shqiperiafiton