Ernest Muçi shkëlqen me Velgian e Varshavës, shqiptari shënon në stërvitje

Ernest Muçi bëri hapin e madh në karrierë.

Ish-futbollisti i Tiranës ka lënë kryeqytetin për tu bashkuar me Legian e Varshavës , ku do të përfitojë plot 10 mijë euro në muaj.

Pasi mbylli me sukses testet mjekësore, sulmuesi 19-vjeçar u bashkua me pjesën tjetër të skuadrës në seancën e parë stërvitore me përpara ndeshjes kundër Gornik në kampionat.

Kampionët polakë zhvilluan ditën e djeshme një ndeshje stërvitore mes lojtarëve të ekipit të parë që pritet të jenë titullar dhe atyre që janë rezervë, në pasditen e djeshme. Ernest Muçi la menjëherë “gjurmë” pasi realizoi golin e parë në minutën e 48 dhe do të godiste traversën në minutën e fundit, ndërsa ndeshja u mbyll në shifrat 3-0 në favor të ekipit të parë.