Soni poston foton me Miriamin dhe Tunën, si dukeshin këngëtaret 7 vite më parë

Këngëtarja e njohur, Soni Malaj, duket se është bërë paksa nostalgjike për vitet që ka lënë pas, kjo për shkak të një postimi që ka bërë në “Instastory”.

Soni ka ndarë me ndjekësit e saj të shumtë një foto të realizuar në vitin 2014, teksa ka poszuar së bashku me dy koleget e saj, Miriam Cani dhe Tuna Sejdi.

Tri këngëtaret shfaqen të qeshura dhe në shoqëri mjaft të mirë me njëra-tjetrën. Këtë foto, Tuna ka vendosur që ta ripostojë në “Instastory”-n e saj, duke tërhequr menjëherë vëmendjen e të gjithëve.

Tre këngëtaret e njohura shfaqen të kuruara në çdo detaj. Ndërkohë Miriami dhe Tuna vazhdojnë të jenë bionde edhe sot e kësaj dite, ashtu sikurse edhe Soni zeshkane.