Edi Reja në vend të Gatussos te Napoli? Duka sqaron si është e vërteta

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, është intervistuar nga radio napoletane “Radio Kiss Kiss Napoli”, ku është pyetur për mundësinë e uljes në pankinën e Napolit të Edi Rejës në vend të Gatussos.

“Edi Reja të ulet në pankinën e Napolit në vendin e Gatussos? I kam dëgjuar këto thashetheme, por të vërtetën nuk di asgjë. Napoli nuk ka kontaktuar kurrë Rejën dhe ai nuk më ka thënë kurrë se do dëshironte të kryente dy punë, të ishte si trajner i Shqipërisë, por edhe si trajner i Napolit.

Unë dua të specifikoj tani që është një mundësi për t’u përjashtuar kategorikisht, nuk mund të bëhet, një trajner nuk mund të jetë në një ekip kombëtar dhe një klub në të njëjtën kohë. Nuk mund të ndodhë!”, deklaroi Armand Duka.