Fermeri i ankohet Bushatit: Prodhimet tona po kalben, qeveria na ka braktisur

Drejtuesi politik i qarkut të Shkodrës, Helidon  Bushati, zhvilloi sot një vizitë në fshatin Kosmaç, në Vaun e Dejës, ku u takua me një fermer të zonës dhe vizitoi nga afër seren e perimeve të Durim Idrizi.

‘Keqqeverisja e Edi Ramës ka 8 vite që e ka zhytur bujqësinë në një kolaps të thellë shprehet, edhe pse një nga zonat më prodhuese me rreth 80 hektarë sera, qeverisja na ka diskriminuar nga subvencionet dhe na e ka rritur çmimin e naftës’, shprehet Durim Idrizi.

‘Produktet tona kalben sepse prioriteti i kësaj qeverie në ikje, janë produktet e importit klientelist’, tha ai.

Bushati, e njohu nga afër me programin që Partia Demokratike ofron për bujqësinë.

Me 25 Prill, Shqipëria fiton bujqësinë.