FOTO/ Pasi nënshkroi me Bashën, Bamir Topi dorëhiqet nga FRD

Pasi nënshkroi me Lulzim Bashën për tu përfshirë në koalicionin e opozitës, Bamir Topi ka vendosur të japë dorëheqjen nga drejtimi i Frymës së Re Demokratike.

Në një letër të publikuar sot, Topi shkruan se me vullnetin e tij deklaron dorëheqjen në mënyrë të menjëhershme nga të gjitha funksionet e tij në parti.

Vendimi mban datën e sotme dhe është protokolluar nga FRD.

Gjatë ditës së djeshme, mësohet se ka pasur vështirësi për të arritur marrëveshjen mes PD-së dhe Frymës së Re Demokratike të Topit.

I dërguari i FRD-së, Sali Shehu, nuk pranoi të firmoste menjëherë, por ai u njoh me marrëveshjen dhe më pas u largua për t’u kthyer në limitet kohore të afatit. Marrëveshja mes tyre është firmosur pas orës 23:30 të mbrëmjes së djeshme.