Behar Sofia, njëshi i trafikut të heroinës në Shqipëri, i afërt me ...

Behar Sofia konsiderohej si një nga njerëzit kryesorë të trafikut të heroinës nga Turqia në drejtim të Shqipërisë dhe më pas drejt Europës.

Sofia me origjinë nga Berati, ishte pronar i disa bizneseve në Tiranë. Ai ishte arrestuar në vitin 1998 në Turqi për trafik heroine. Pista kryesore ku po hetohet aktualisht është ajo e larjes së hesapeve.

Ai Konsiderohet si një nga njerëzit e afër të Abdulselam Turgut, i arrestuar në Shqipëri për trafik heroine.

Autoritetet shqiptare e shpallën Abdulselam Turgut një vit më parë në kërkim ndërkombëtar si pjesë e një celule terroriste që do sulmonte muxhahedinët në Shqipëri.

‘Ka dhe pista të tjera ku po heton Policia e Shtetit për vrasjen e 65-vjeçarit, i cili ishte duke u verifikuar për pastrim parash për shkak të të kaluarës dhe disa bizneseve në Zvicër.

Behar Sofia rezulton i skeduar për trafik. Pista kryesore e hetimeve është larja e hesapeve për trafikun e heroinës.

Konsiderohej si një ndër krerët e grupit këtu në Shqipëri. Sa i përket organizatës kriminale, anëtarët ishin shtetas turq’ shkruan Bw.

Autorët i kanë pasur të detajuara dhe kanë qenë të informuar për lëvizjet e 65-vjeçarit Sofia.

‘Ai kishte disa biznese në fushën e ndërtimit, disa markete dhe biznese të tjera që po kalonin në sitën e SPAK’, tha Lala.

Disa herë bizneseve të tij në Tiranë i është vënë lëndë eksplozive.