FOTO/ Ndeshjet e sotme të Ligës së Europës, të mëdhatë kërkojnë kualifikimin në 1/8-at

Do të luhen ditën e sotme ndeshjet e kthimit të vlefshme për raundin e 1/16-ve të Ligës së Europës.

Shtatë takime janë parashikuar të luhen në orën 18:55, ndërsa 8 të tjerat në orën 21:00.

Në fushë zbresin emra të mëdhenj si Milani, Manchester United, Arsenali, Ajaksi, Roma, Napoli dhe Bajern Leverkusen, që kanë si objektiv kalimin në raundin tjetër dhe janë favoritët kryesorë për t’i shkuar deri në fund trofeut të dytë më të rëndësishëm për klube në Europë.

Nuk do të mungojnë futbollistët shqiptarë mbrëmjen e sotme, të cilët do të tentojnë të lenë gjurmë në këtë fazë të Ligës së Europës.

Vlen të theksohet fakti se ditën e djeshme u zhvilluar takimi mes Totenhemit dhe austriakëve të Wolfsberger, ku londinezët e Jose Mourinhos triumfuan me rezultatin 4-0 duke kaluar më tej.