U qëllua me silenciator pranë Piramidës, vdes në spital

Ka ndërruar jetë në spital personi i plagosur pak minuta më parë tek Rruga e Elbasanit.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm rreth orës 9:00 pranë Piramidës, në një kohë me lëvizje të shumta.

Viktima B.S., rreth 60 vjeç, mori dy plumba, dhe megjithëse u transportuar në spital, nuk ka mundur të mbijetojë.

Viktima dyshohet se u qëllua me silenciator.