'Jo maska me detyrim'! Shteti amerikan kalon projektligjin që ndalon përdorimin e tyre

Dhoma e Përfaqësuesve të Dakotës Veriore ka miratuar projektligjin që parandalon rregullat që kërkojnë mbajtjen e maskës së fytyrës.

Përfaqësuesit votuan 50-44 për projektligjin të hënën, për të ndaluar shtetin dhe qeveritë lokale, shkollat dhe bizneset që të urdhërojnë përdorimin e maskave në mes të pandemisë së koronavirusit, transmeton Lajmi.net.

Projektligji do të shkojë në Senat. Republikani Jeff Hoverson, ai që e bëri projektligjin, obligimin për të mbajtur maskë e ka cilësuar si “marrëzi djallëzore”.

“Maska është pjesë e një aparati të madh të një lëvizje burokrate të të pasurve, të cilët po marrin liritë tona dhe po përjetësojnë gënjeshtrat”, tha Hoverson.