VIDEO/ Befasi në Champions, karton i kuq në sfidën Atalanta – Real Madrid

Atalanta detyrohet të luajë me 10 futbollistë në përballjen kundër Real Madridit në fazën e 1/8 në Champions League.

Në minutën e 17’ ishte Remo Freuler i cili u ndëshkua me kartonin e kuq për shkak se bëri një ndërhyrje të ashpër ndaj kundërshtarit.

Gasperini tërbohet, ashtu si edhe stoli i Atalanta-s, por edhe lojtarët në fushë protestojnë, por arbitri nuk denjon as të shkojë ta shohë në VAR edhe njëherë sepse lojtari nuk ishte totalisht vetëm përpara porte por diagonale pranë zonës dhe e verdha do të kishte qenë mëse e mjaftueshme.