Nard Ndoka arrin marrëveshjen, pjesë e listës PD-AN

Kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, mësohet se ka arritur marrëveshje parazgjedhore për të qenë në koalicion me Partinë Demokratike. Marrëveshja është arritur gjatë një takimi në selinë blu me kreun e PD, Lulzim Basha.

Partia Demokratike dhe aleatët do të garojnë në një listë të përbashëkët në logon Partia Demokratike-Aleanca për Ndryshim.