Vijon rritja e rasteve në Itali, konfirmohen 318 viktima nga Covid-19
Në 24 orët e fundit, bilanci i koronavirusit në Itali tregon rritje, me 16424 të infektuar të rinj, nga 13314 të ditës së djeshme.
Ndërkohë viktimat e deklaruara janë në ulje, 318 nga 356 të 24 orëve më parë.
Lombardia dhe Piemonte janë rajonet më të goditura, me këtë të fundit në rritje shqetësuese.
Nga testimet e fundit, rreth 30% të pozitiviteteve të reja janë varianti anglez i virusit, dhe me këtë ritëm virologët mendojnë se ky variant do të jetë dominant në Itali brenda marsit.