Shkojnë të vaksinohen rrezikojnë të infektohen/ Infermierët nuk respektojnë asnjë distancë

Nga SYRI TV

Situatë kaotike dhe grumbullime të mjekëve dhe infermierëve duke mos ruajtur distancën fizike është krijuar në Air Albania, në qendrën e vaksinimit anti-Covid.

Përveç bluzave të bardha këtë herë për tu vaksinuar kanë shkuar edhe të moshuar të cilët kërkojnë të marrin vaksinën anti-Covid.

Vaksinimi i mjekëve të familjeve dhe të urgjencës kombëtare ka shkaktuar radhe të gjata në Stadiumin ‘Air Albania’, ku nuk është ruajtur as distancimi fizik mes tyre.

SYRI TV ka ndjekur nga afër situatën e krijuar nga bluzat e bardha, por nuk kanë reaguar duke qëndruar ne heshtje.

Por këtë të mërkurë, përveç mjekeve dhe infermiereve për tu vaksinuar ishin paraqitur edhe të moshuarit. Ata shprehen se në qendrat shëndetësore emri i tyre nuk figuron dhe për këtë arsye janë detyruar të vijnë deri ne stadium ku kryhet vaksinimi anti-covid.

Ndërkohë që edhe në qytete e tjera sipas ministrisë vijon vaksinimi, për bluzat e bardha por është ndalur për personalitetit mbi 80 vjeç.