Pësoi aksident të frikshëm, policia amerikane zbulon detajin që ia shpëtoi jetën Tiger Woods

Legjenda e golfit, Tiger Woods u përfshi në një aksident të rëndë me makinë ditën e djeshme në Los Angeles. 45 vjeçari u shtrua me urgjencë në spital, ku iu nënshtrua një operacioni në për shkak të dëmtimeve të marra në këmbë.

Për të ka folur Alex Villaneuva, sherif i policisë në Los Angeles.

Është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve që 15-herë kampioni i botës të nxirrej nga automjeti i tij. Woods ka reaguar mirë pas daljes nga salla e operacionit. Gjendja e tij paraqitet e mirë, ndërsa detajet e aksidentit i ka treguar sherifi i policisë amerikane.

“Pjesa e jashtë e makinës u shkatërrua plotësisht, por pjesa e brendshme ishte e paprekshme. Pikërisht pjesa e brendshme bëri që ai t’i mbijetojë aksidentit. Përndryshe, aksidenti do të kishte qenë fatal“, deklaroi Villaneuva.