Leonardo Bonucci hap restorantin luksoz

Bonuçi së bashku me katër partnerë hapin një restorant luksoz, “Lève”, duke vendosur kështu të investojnë në një biznes të ri, të ndërtuar në Corso Galileo Ferraris, zona qendrore e Torinos, në një vilë të shekullit të tetëmbëdhjetë e vendosur përpara Galleria di Modern Art.

Nga fusha me Juventusin në kuzhinë, pra, gjithmonë në emër të elegancës dhe stilit, i njohur në menu dhe në pjatat e ofruara…

Frymëzimi vjen nga Formentera: Marco De Matteis do të drejtojë kuzhinën, ai që është shefi i parë i “Bocasalina”, restoranti më i njohur në Es Pujols, qendra turistike e Formentera.

Menuja varion nga prodhimet e tokës te ato të detit, duke ofruar shumëllojshmëri të madhe.