Rritje e madhe e rasteve me infektime, Greqia nuk lehtëson masat

Pas një rritje të shpejt të numrit me infektime autoritetet greke kanë njoftuar se nuk do të jenë në gjendje të heqin masat kufizuese në zonën e gjerë të Athinës nga 1 Mars, siç ishte planifikuar fillimisht, ka njoftuar kryeministri Kyriakos Mikotakis.

Në zonën më të gjerë të Athinës, ku jeton gjysma e popullsisë së Greqisë, janë futur masa rigoroze anti-epidemike, të cilat duhet të zgjasin deri më 28 Shkurt.

Autoritetet thanë se 22 pacientë vdiqën nga koronavirusi në 24 orët e kaluara dhe se infeksioni u konfirmua në 2,147 njerëz, afërsisht gjysma e të cilëve jetojnë në zonën rreth Athinës.

Siç raportojnë mediat në vend, specialistët për sëmundjet do të shohin rrjedhën e pandemisë këtë javë dhe mund të sugjerojnë një zgjatje të bllokimit për një javë, duke kontrolluar situatën dhe javën e ardhshme të vendosin nëse është i nevojshëm një shtrëngim i mëtejshëm i masave në mënyrë që numri i të infektuarve të ulet.

Në çdo rast, Komiteti i Shkencëtarëve, si çdo javë, do të shpallë vendimet përfundimtare të premten.