VIDEO/ Bayern shkatërron Lazion, hap të sigurt drejt çerekfinales së Championsit

Bayern Munchen është vetëm një hap kualifikimit në çerekfinale të Champions Leagues.

Kampionët në fuqi të Europës mposhtën në transfertë 4-1 skuadrën e Lazios dhe në këtë mënyrë shkojnë më të qetë për ndeshjen e kthimit në “Allianz Arena”.

I pari që hapi sfidën ishte Robert Lewandowski 9’, i cili shënoi pas një gabimi që bën në mbrojtje ekipi vendas. Vetëm 15 minuta më vonë, i riu 17 vjeçar Jamala Musiala, dyfishoi shifrat për Bavarezët. Ndërsa, në minutën e 42-të me anë të Leory Sane, Bayern Munich kaloi në avantazhin e 3 golave.

Pjesa e dytë fillojë në mënyrën më të keqe të mundshme për Lazion, pasi Franceso Acerbi 47’ shënon autogol. Dy minuta më vonë, golin e “nderit” dhe të shpresës së vogël për Lazion e shënoi Joaquin Corera.