VIDEO/ Aksidentohet legjenda e golfit, makina i kthehet përmbys

Legjenda e Golfit, Tiger Woods është shtruar me urgjencë në spital pasi është përfshirë në një aksident të rëndë me makinë në Los Angeles.

45 vjeçari po udhëtonte me makinën e tij, kur automjeti i tij u përmbys. Automjeti po udhëtonte drejt veriut në Bulevardin Hawthorne, në Blackhorse Road, kur u përplas. Sipas TMZ, zjarrfikëset përdorën sharrë për ta nxjerrë nga makina kampionin e golfit. Ai u dërgua në një spital pas plagëve të marra, por gjendja e tij nuk dihet për momentin.

Makina e Woods "pësoi dëme të mëdha" nga përplasja, sipas autoritete.