Pamjet e mrekullueshme, delfinët shoqërojnë peshkatarët në Vlorë

Një video e rrallë ka ardhur nga një grup peshkatarësh në Vlorë. Në pamjet e mrekullusheme duket se si barka e tyre ditën e djeshme është shoqëruar nga një familje delfinësh.

Peshkatarët kanë qenë duke shkuar në drejtim të Ishullit të Sazanit për të peshkuar kur në gji, një familje delfinësh ka shoqëruar varkën e tyre.

Delfinët i kanë shoqëruar për një pjesë të madhe të rrugës. E veçanta është se gjatë dimrit është shumë e rallë të shohësh delfinë në gjirin e Vlorës, por klima e mirë e këtyre ditëve, klima e ngrohtë, ka bërë që speciet e veçanta në Vlorë të shfaqen sërish.

Pamjet: