Flamur Noka përjashtohet 10 ditë nga Parlamenti, Kuvendi legjitimon fjalorin fyes të Braçes

Byroja e Kuvendit ka marrë vendim për deputetin demokrat, pas incidentit në Parlament me deputetin socialist Erjon Braçe, të cilin e qëlloi me letër.

Kështu, Flamur Noka është përjashtuar 10 ditë nga Parlamenti, sipas vendimit të Byrosë, që u kërkua nga Partia Socialiste.

Ndërkohë, për deputetin socialist Erjon Braçe i cili ishte shkaktari i incidentit, Byroja ka vendosur mos ta përjashtojë dhe mos të marrë asnjë masë.

Gjatë kohës që fliste në Parlament ish-Kryeministri Sali Berisha, Braçe ofendoi duke i thënë bo*e, çka nxiti reagimin e Nokës. 

Mosdënimi i Braçes nga Byroja është një vendim me dy standarde i punës parlamentare, duke legjitimuar kështu fjalorin banal në sallën e Parlamentit. /SYRI.net/