Basha poston videon: Për 8 vjet Rama solli vetëm dështime e dëme të mëdha

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka postuar në faqen e tij në facebook një video kur tregon abuzimet e pushtetit për 8 vjet nga Rama dhe qeveria e tij.

“Për 8 vjet Rama solli vetëm dështime e dëme të mëdha”, shkruan Basha.

Ja postimi:

Për 8 vjet Rama solli vetëm dështime e dëme të mëdha. Më 25 prill Rama do të humbë e Shqipëria do të fitojë.

TEKSTI I VIDEOS:

Kemi marrë goditje të rënda dhe jemi përballur me sfida të mëdha.

E di që disa prej jush jeni të pakënaqur, që nuk janë përmbushur të gjitha pritshmëritë e këtij mandati të dytë...

As unë s’jam i kënaqur. Jo sot, por asnjëherë. Por të mos harrojmë çfarë kemi hequr...

Ju keni hequr shumë në fakt,

Aq sa keni trefishuar pasuritë

Keni rritur taksat dhe borxhin publik.

Keni i shpërdoruar 1.2 miliardë euro të shqiptarëve.

Keni kriminalizuar politikën.

Keni kanabizuar vendin.

Keni kaluar Sirinë për numrin e azilkërkuesve.

Keni lënë Shqipërinë në vendnumëro.

Keni dhënë më shumë se 2 miliardë euro me PPP.

Dhe aty ku po aktron, keni falsifikuar firmën e sekretarit amerikan të shtetit, për të fituar 20 milionë euro për 1 kilometër rrugë.

Jo, nuk do të harrojmë.