FOTO/ Plot me diell, ja si do të jetë moti në ditët e ardhshme

Kjo javë do të vijojë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet kryesisht i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare këto më të theksuara ditën e shtunë, bën të ditur Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Temperaturat do të pësojnë rritje graduale në të dyja vlerat.

Era nga veriperëndimi-jugperëndimi me shpejtësi mesatare 1-6m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare kryesisht ditën e martë fiton shpejtësi deri në 15m/sek.

Deti i forcës 1-3 ballë.