I arrestuar për korrupsion, SPAK liron shefin e Logjistikës së Burgut 313

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar ka liruar nga qelia nga shefin e Logjistikës së Burgut 313, Florin Ahmetaj, i arrestuar disa muaj më parë për korrupsion.

Më herët e njëjta gjykatë liroi nga burgu edhe ish-drejtorin e burgut Edurat Struga dhe biznesmenin Ervin Kurtulla.

Personat e lartpërmendur akuzohen nga Prokuroria e Posaçme u vunë në pranga pasi akuzohen për korrupsion.

Sipas SPAK-ut, drejtori dhe vartësi i tij  i kanë marrë Kurtullës rreth 550 mijë lekë në këmbim të favoreve për t'i dhënë leje që të fuste në ambientet e burgut një dyqan.

Disa javë më parë SPAK, përfundoi hetimet dhe dërgoi dosjen në gjykatë. Ndërkohë që tre të pandehurit, do të gjykohen në gjendje të lirë.