Zbulohet se çfarë ju tha Zlatan Ibrahimovic shokëve të skuadrës pas humbjes në derbi

Interi arriti të marrë një fitore të thellë kundër Milanit me rezultatin 3-0.

Si rezultat i kësaj ndeshjeje skuadra e Milan ra në vendin e dytë dhe janë -4 pikë nga vendi i parë.

Por pas disfatës nga Interi, Ibrahimoviç është përpjekur të qetësonte shokët e skuadrës së tij, jo në publik pasi shmangu deklaratat, por në dhomat e zhveshjes.

Sipas Franck Kassie, i cili ka folur në ‘Sky Italia’,  Zlatan është shprehur se "duhet të ngrejmë kokën, pasi kanë mbetur dhe shumë ndeshje të tjera".

‘Ai na tha se kështu është futbolli. Se gjithnjë të dhemb, kur humb, por duhet të ngremë kokën.Dhe për të vazhduar më të fortë se më parë, pasi na kanë mbetur dhe shumë ndeshje të tjera’ , theksoi mesfushori kuqezi në intervistën e tij.