Digjet banesa në Sarandë, humb jetën i moshuari

Një 90-vjeçar ka humbur jetën.

Banesa ku i moshuari jetonte është djegur dhe si pasojë e tymit Th. Ç., 90 vjeç ka humbur jetën.

Policia në një njoftim për mediat sqaron se zjarri ka rënë rreth orës 08:40, në fshatin Krane. Nga hetimet paraprake dyshohet se zjarri ka rënë aksidentalisht.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

Njoftimi:

Sarandë/Informacion paraprak 

Më datë 22.02.2021, rreth orës 08:40, në fshatin Krane, Finiq, ka rënë zjarr në banesën ku jetonte i vetëm shtetasi Th. Ç., 90 vjeç, i cili si pasojë e asfiksisë nga tymi ka ndërruar jetë.

Nga hetimet paraprake dyshohet se zjarri ka rënë aksidentalisht.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.