Hartuese e programit të PD 'Shqipëria fiton', Tabaku edhe e shpjegon derë më derë

Jorida Tabaku, një nga hartueset e programit “Shqipëria fiton”, programit qeverisës të PD pas 25 prillit, ka nisur takimet me qytetarë në Sauk për të dëgjuar problem e tyre dhe dhënë shpresë nëpërmjet programit që PD ka shpalosur për të gjithë sektorët e jetës.

“Mëngjes i këndshëm në kodrat e Saukut me familjet e mira të Tiranës në këtë zonë, shkroi Tabaku në Fb. -  Aty gjen dy fije shprese edhe mes halleve të mëdha.”