Parashikimi i motit për javën e fundit të shkurtit

SHMU njoftoi të hënën se kjo javë do të vijojë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet kryesisht i kthjellët e vranësira të pakta kalimatre keto më të theksuara ditën e shtunë.

Temperatuart do të pësojnë rritje graduale në të dyja vlerat.

Era nga veriperëndimi-jugperëndimi me shpejtësi mesatare 1-6m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare kryesisht ditën e martë fiton shpjtësi deri në 15m/sek. Deti i forcës 1-3 ballë.