VIDEO/ Makina përplas kalimtaren, shoferi arratiset, e plagosura rëndë

Aksident i rëndë në hyrje të qytetit të Shkodrës.

Një automjet ka përplasur një kalimtare dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

E dëmtuara rreth 50 vjeçe është dërguar në spital, ku ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Policia ka identifikuar shoferin dhe mjetin dhe po punon për ndalimin.

Policia Shkodër/ Informacion Paraprak

Më datë 21.02.2021 ora 18:30, në lagjen Liria, Shkodër, në rrugë përballë Urës së Vjetër të Bunës, është gjetur e shtrirë shtetësia E. R. rreth 50 vjeçe , me banim në lagjen Liria, Shkodër, e cila dyshohet të jetë përplasur nga një mjet dhe me pas është larguar.

Shtetasja e dëmtuar është dërguar në Spitalin Rajonal Shkodër, në gjendje të rëndë.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.