Të shtënat mbi makinën e 30 vjeçarit në Shkodër, policia jep detajet

Policia e Shkodrës ka dhënë detajet e para nga sulmi me armë zjarri mbi një makinë.

30 vjeçari Tauland Pepaj  ishte në makinë kur u qëllua në drejtim të tij. Policia thotë se nuk ka pasur të dëmtuar nga të shtënat.

“Më datë 21.02.2021, rreth orës 11:50, në lagjen “Skenderbeg”, Shkodër, në afërsi të një pike karburanti, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit që drejtohej nga shtetasi T. P. 30 vjeç , banues në lagjen “Skenderbeg”, Shkodër. Nga të shtënat nuk ka asnjë preson të lënduar.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë të DVP Shkodër dhe FNSh Shkodër ku janë vënë në ndjekje të autorëve. Njëkohësisht janë ngritur pika kontrolli në të gjitha hyrje-daljet e qytetit dhe vijon krehja e zonës për kapjen e autorëve të dyshuar.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër po vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje, sekuestrimin e çdo prove që do shërbejë për identifikimin e autorëve”, njofton policia e Shkodrës.