Derbi i Madoninës/ Milan - Inter, ja si pritet të rreshtohen skuadrat

Kanë mbetur edhe pak orë nga fillimi i derbit të Madoninës. Milan dhe Inter po përgatiten për një përplasje tepër të “zjarrtë”,  jo vetëm prej rivalitetit që kanë skuadrat midis tyre, por edhe për renditjen në Serie-A.

Zikaltërit (50 pikë) mbajnë vendin e parë pas 22 javësh në kampionat, me vetëm 1 pikë më shumë se kuqezinjtë (49 pikë).

Në historinë e derbit të Milanos, janë shënuar 469 gola që tregon se ka qenë gjithmonë një sfidë e hapur për të gjitha llojet e rezultateve, të zbukuruara ndër vite, nga golat e kampionëve të mëdhenj, të cilët në orën 15:00 do të përfaqësohen nga lojtarët: Lukaku dhe Zlatan Ibrahimovic.

Formacionet e mundshme: